Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Xhupi i të hënës


Eshte  e hene dhe ai ecen me duart ne xhepat e xhupit te tij skrop te zi, ne nje rruge dytesore paralelisht me transballkaniken. Bente fothte, shume ftohte. Ne gropat e rrugeve uji kishte ngrire dhe ai e kuptonte shume mire se temperatura nuk i kalonte 0 gradë Celsius. Ishte drejtuar per ne shkolle. Ishte nxenes i nje shkolle private qe ne rregulloren e saj te brendshme kishte te sanksionuar edhe veshjen e uniformes, pothuajse uniseks. Mberrin para deres se madhe blu te shkolles. Pershendet Gimin dhe pergatitet te hedh hapin e pare ne oborrin e shkolles…ndersa ne te mijten e sekondes mundohet te gjeje arsyet se si ishte e mundur qe nje nxenes te arrinte te futej ne shkolle ne oren 8 pa 5 min. Se si ishte e mundur qe po ia dilte mbane  te futej ne shkolle me uniforme jo te plote…pa kemishe, pa xhakete por me nje xhup te zi te ngjeshur pas trupit qe ia bente barkun e madh edhe me te dukshem. Ben disa hapa brenda shkolles, kur pa pandehur degjon zerin qe askush nuk do te donte ta degjonte qe ne mengjes.  Ishte zeri i “administratorit” . Nxenesi menjehere u ndal. Duke u kthyer andej nga vinte zeri thote: “miremengjes”. Ishte”Administratori” i shkolles qe i thote se javen e ardhshme duhej qe ai te merrte pjese bashke me dy nxenese te tjera ne olimpiaden e fizikes. E mbyll me kaq dhe i thote te futet ne klase. Nxenesi i habitur ben sic i thone pa e vrare shume mendjen se perse nuk i kerkoi llogari per orarin ne te cilin u paraqit ne shkolle dhe per uniformen e parregullt.


Comments are closed.

%d bloggers like this: