Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Mungesat ne shkollen tone te mesme te pergjithshme jopublike.


Mungesat ne shkollen tone!

Mungesat!

Date 02.04.2010

Pershendetje nga StAfI drejTuS

Ne shkollen e mesme jopublike Perla  ka shume mungesa. Shume ne krahasim me idealen ose ne krahasim me standardet qe drejtusit e kesaj shkolle jopublike kerkojne ti imponojne vetvetes. Standarde te cilat i reklamojne me te madhe dhe per te cilat thone se do te bejne gjithcka te jete e mundur per ti arritur. (dalje nga rruga…)

Po perse ka shume mungesa? Kjo eshte nje nga menyrat per tu treguar snob, pra nese X-i mungon, do te kete se per cfare te flitet mbi te. Disa mungojne per arsye shendetesore…(keto duhej te mos egzistonin pasi ne shkollen tone te mesme jopublike ka kushte shume te mira) Disa nxenes te tjere mungojne per te takuar te dashurit/at qe i kane jashte shkolles.

Kujtojme ketu rastin e nje nxeneseje qe kishte dale nga shtepija per te shkuar tek autobuzi i shkolles se mesme jopublike Perla  por nuk kishte hipur ne te, e ndihmuar nga shoqet e saj te perdala. Prinderit e saj mendonin se femija/vajza e tyre ishte ne shkolle ndersa ajo bente qejf me te “dashurin” e saj, te perkohshem. Drejtusit e shkolles jopublike Perla kur moren vesh per ngjarjen menduan dhe vendosen: qe nder rregullt/udhezimet/qarkoret e shumta te shkolles Perla te fusnin nje tjeter rregull. Rregull i cili kerkonte qe ne diten e pare e paraqitjes ne shkolle pas nje dite mungese, nxenesi duhet te kishte justifikimin e prindit (me shkrim apo edhe gojarisht/oralisht).

Filloi te zbatohet ne menyre sporadike, ne nxenes per te cilet dyshohej qe kishin munguar pa dijenine e prindit. Tani qe po shkruajme nuk zbatohet me…

———————————————-

Ne gjimnzain jopublik Perla  per marrjen e mungesave perdoret nje metode e ndryshme nga ajo e perdorur ne shkollat e tjera. Kryesisht (oren e pare te mesimit, çdo dite) mungesat merren ne fund te ores, sepse ka vertet shume nxenes qe vijne me vonese. Jane te njejtet nxenes qe vijne me vonese, cdo dite! Keta nxenes jo vetem qe prishin oren e mesimit por edhe tallen, ndonjehere, me presorat e gjimnazit. Mosveprimi i presorave e rendon edhe me shume gjendjen. Ne kushte normale keta nxenes minimalisht nuk duhej te pranoheshin ne oren e pare.

Gjithashtu duhet thene se ne ditet e festave apo kur ka aktivitete (por qe gjithsesi nuk eshte pushim), ne shkollen jopublike Perla mungesat vendosen me laps. Per nje arsye te thjeshte: presorat kane urdher nga Petriti  per te ruajtur nxenesit problematike nga mungesat e shumta qe bejne. Dhe rruga qe ata (drejtusit) zgjedhin per t`i mbrojtur eshte duke mos u vendosur mungesat ne ditet e festave.

Nje tjeter arsye eshte qe ne ato dite  mungojne shume nxenes… dhe per mos te ulur prestigjin e shkolles jopublike Perla jone Vlore shume nga ato mungesa nuk vendosen fare! (padrejtesi, imoralitet, dhe mbi te gjitha arrogance)

……


Comments are closed.

%d bloggers like this: