Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

E hena dhe himni kombetar!


E hena dhe himni kombetar!

Pershendetje !

Sot do te shkruajme disa rreshta “te mjere” (nga ana letrare) per diten e hene, diten e pare te javes. Dita ne te cilen pak momente para se te filloje mesimi ngrihet/duhet te ngrihet flamuri kombetar.

Cfare ka thene ministri i parapakkoheshem i arsimit:

Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, ceremonia e harruar prej vitesh duhet të rikthehet çdo mëngjez në fillim të mësimit, madje ajo duhet të pasurohet edhe me akte të tjera, si është ngritja e flamurit shqiptar. Deklarata është bërë  gjatë ceremonisë për ndarjen e fituesve të konkursit kombëtar të shkollave për Skënderbeun, zhvilluar në sallën e Muzeut Historik Kombëtar. “Skënderbeu dhe epoka e tij kujtohen, se shërbyen si zgjues e ngjizës për idenë kombëtare.

Pa kujtimin e kësaj figure epokale, rilindasit do ta kishin shumë të vështirë të ngacmonin mendjet e përgjumura nga një natë historike. Po ashtu edhe shtetbërësit e shekullit te 20-të e kishin Gjergj Kastriotin si referencë themelore të punës së tyre”,- tha Pollo  përpara nxënësve. Sipas tij, shkolla jonë duhet të jetë e qartë në misionin e saj, qoftë për formimin e shqiptarëve të ndërgjegjshëm, ashtu edhe për formimin e qytetarëve të denjë dhe europianë të mirë. “Prandaj në shkollë të ruajmë me rigorozitet këndimin e Hymnit Kombëtar çdo mëngjez në fillim të mësimit dhe t’a pasurojmë këtë me akte të tjera, siç është ngritja e flamurit shqiptar”, – tha ai.

Edhe tek ne ngrihet flamuri, cdo te hene, para se te filloje mesimi. Ndersa ngrihet… nuk kendohet himni nga nxenesit/profesoret… por vihet, “ne sfond”, nje regjistrim i cili ben qe nxenesit te mos kendojne (nuk themi se nxenesit do te kendonin po mos te vihej “regjistrimi”..por ky i fundit ne njefare menyre i justifikon ata). Aq me teper qe nxenesit nuk ia varin fare ngritjes dhe kendimit te himnit te flamurit duke u perfshire teresisht nga muhabetet e tyre per sportin/telenovelat/by…. e femrave/filmat qe kane pare/politiken bastarde shqiptare/big brotherin shqiptare dhe italian dhe shume muhabete te rendomta, nga ato qe bejne shqiptaret.

Flamuri ngrihet cdo te hene, perseritet vijueshmerisht, nxenesit qe nga momenti qe flet presori i caktuar per te mbikqyrur rregullin(dezhurn) dhe derisa mbaron ekzekutimi i himnit duket sikur tregojne hapur moskokecarjen e tyre ndaj himnit, atdheut, kombit te tyre.

Klasat e 10-ta kane nxenes me te rinj dhe rrine pak me te rregullta krahasuar me vitet e fundit qe jane klasa te populluara nga nxenes barbare/te paedukate/arrogante te cilet vazhdojne, sic e thame, muhabetet e tyre pa rendesi. Disa pertypen/ripertypen/mbllaciten me camcakizat e tyre me shije te vecanta, disa te tjera rishohin trukun, e tyre te parakohshem/te papranueshem sipas rregullores se shkolles, per te cilin kane harxhuar mbi 10 minuta nga koha e tyre. Disa te tjere tregojne me mburrje  se si arriten te kalonin me xhinse pa u vene re nga ndonje nga drejtuesit, ndersa femrat/nxeneset me snobe te shkolles shohin me nenvleresim te tjeret perfshire ketu edhe disa presore, pa i kushtuar fare vemendje ekzekutimit/”kendimit”/luajtjes se himnit tanime te bastardizuar. Himn, qe luhet/ekzekutohet vetem sa per te thene dhe pa asnje ndjenje/detyrim/moral frike  nga rinia e sotme shqiptare.

Perfundimi: Fshati digjet k…. krihet vetem dhe vetem keshtu i thone kesaj!

Nuk do te merremi me ata qe thone se: Mos do ta kthejme shkollen ne repart ushtarak. Eshte opsionale dmth duhet te hidhet me vote kush do e kush nuk do ta kendoje dhe ne baze te kesaj te merret vendimi duke kenaqur shumicen. Eh, edhe kjo duhet me vote!

Nuk kritikojme drejtusat por flasim/shkruajme ne parim…nese e kemi bere te udhes ekzekutimin e himnit atehere le ta bejme sic duhet!


Shënim: Shkrimi është publikuar më parë tek http://kritiku.wordpress.com

Jeni te mirepritur te lini komentin tuaj!

Comments are closed.

%d bloggers like this: