Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Përse!?!

Përse ?


E vetmja rruge e drejte ishte te pranonim gjendjen ekzistuese. Edhe sikur te ishte e mundur te ndreqnim dicka (shprese e kote), kjo, mbase mund te ndikonte per mire ne te ardhmen, por keshtu kemi demtuar shume veten tone, pasi kemi terhequr vemendjen e drejtueseve, te cilet jane hakmarres.

“Kurre nuk duhet te terheqesh vemendjen. Duhet te qendrosh i qete edhe ne kundershtim me bindjet e tua. Lipset te perpiqesh per te kuptuar se, ky organizim i madh, mbetet i tille perjetesisht dhe nuk permiresohet prej teje: nese mendon te ndryshosh dicka, eshte njelloj sikur ke rremuar token nen kembe dhe mund te biesh vete brenda, sepse organizmi i madh, gjen zgjidhje per gjithcka dhe mbetet perhere i pandryshuar; madje, mund te behet edhe me i mbyllur, me i ashper, me i padrejte.” – keshtu na thane.“Nuk kane ndonje vlere qortimet, sidomos kur nuk mund t`ua besh te qarte kuptimin e tyre.” – ishte pergjigjia jone.
Ja përse !

♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦♦

• Kishte raste ku kujtoje se maredheniet ishin prere…, mjaftonte nje kritike (vleresim) qe nxenesi ben atehere kur ka humbur “gjithcka” (si nxenes), qe ata t`ia “plasnin gazit” dhe pajtoheshin sikur nuk kishte ndodhur gje. Te flisnin perseri me njefare miresjellje qe qartesisht ishte e rreme dhe mezi priste te shperthente. Te merreshe vesh me ta, ishte pune e veshtire, edhe e lehte. Nuk dinte nxenesi ciles rregull t`i permbahej.
• Eshte krijuar nje organ i gjithefuqishem intimidimi, frike, vec per te nuhatur, per te gjurmuar, mendimet ndryshe dhe kritike kundrejt tyre. Qe mund te turbulloje, “te minoje” ate organizim aq te “perkryer”, qe ne thelb ka, se pari, synimi qe te mos lejoje kurrsesi nxenesit te mendojne vete, me koken e tyre, t`i bejne ata te gjithe te njellojte, “robote” te katalogar, t`i kanalizojne mendjet e tyre vetem ne ato drejtime qe nuk sjellin rrezik per “autoritetet”. “Le te behen njerezit te ngjashem me njeri-tjetrin, si dy pika uji, paskesaj te gjithe do te jene te lumtur, sepse s`do te kene me male perpara me te cilat je i detyruar te vesh e te matesh “shtatin” (intelektin) tend!
• Drejtuesit jane heronjte e shkolles tone, ata flasin, denojne dhe askush nuk del t’iu thote qe ketu e ke mire e ketu e keq. Eshte njelloj si avioni qe ra ne Atlantik, ngaqe iu prishen kapesit e shpejtesise. Kur avioni s’di me ç’shpejtesi po ec, ai bie pertoke. Dhe ne pergjithesi vritet shume. E njejta gje me drejtuesit: flasin e denojne pa e pasur idene nese jane ne ndonje rruge te hajrit apo jo. Sepse s’kane tregues, s’kane kritikun perballe qe diku t’i shtyje para, e diku t’i frenoje ne kete rruge. Ne rrugen e prosperimit te vertete, te zhvillimit te qendrueshem dhe jo te demagogjise shterpe dhe afatshkurter.

%d bloggers like this: