Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Filozofia jonë

• Te jesh gjithmonë i ndershëm me veten, është një ushtrim i këndshëm. (Sigmund Frojd)
• Zhurma nuk provon asgjë. Shpesh një pulë që ka bërë thjesht një vezë, kakarit sikur ka bërë një asteroid. (Mark Tuein)
• Guximi në jetë shpesh është një spektakël më pak dramatik se sa guximi i një moment final, por nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe e tragjedisë. Njeriu bën atë që duhet pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga pengesat rreziqet dhe presionet dhe kjo është baza e të gjithë moralit. Guximi është qëndresa ndaj frikës, mjeshtëria për ta kontrolluar atë, dhe jo mungesa e frikës. (Mark Tuein)
• Të besosh në atë që mendon, të besosh se ajo që është e vërtetë për ju, thellë në zemrën tuaj, është e vërtetë për të gjithë njerëzit, ky është gjeniu. (Ralf Valdo Emerson)
• Në republikën e mediokritetit gjeniu është i rrezikshëm. (Robert G.ingersoll)
• Disa herë njerëzit quhen gjeni, në të njëjtën mënyrë që një insekt quhet njëqindkëmbësh, jo sepse kanë njëqind këmbë, por sepse shumë njerëz nuk mund të numërojnë mbi katërmbëdhjetë. (G.C.Lihtenberg)
• A nuk duhet që dhënësi i lëmoshës t’i jetë mirënjohës marrësit të saj? A nuk është nevojë dhënia e lëmoshës? A nuk është mëshirë marrja e saj? (Fridrih Nice)
• Edhe djalli vetë është i mirë, kur është i kënaqur. (Tomas Fuller)
• Njerëzit e zgjuar vlerësojnë të gjithë njerëzit, pasi ata shohin të mirën te secili dhe e dijnë sa vështirë është të bësh diçka të mirë. (Baltazar Gracian)
• Besimi ynë më i madh është për gjërat rreth të cilave dimë më pak. Dhe përderisa ne dimë më pak për veten, jemi gati të besojmë gjithcka që thuhet për ne. Largojuni fuqisë misterioze si të mburrjes ashtu dhe të shpifjes. (Erik Hofer)
• Statistikat nuk e zëvendësojnë gjykimin. (Henri Klej)
• Nuk mund t’ju jap formulën e suksesit por mund t’ju jap formulën se si mund të dështoni: përpiquni të kënaqni çdo njeri. (Herbert Bajard Suop)
• Virtyti ashtu si ari që të jetë i përdorshëm, duhet të përzihet me ndonjë metal tjetër me më pak vlerë, por më të fortë. (Samuel Batler)
• Një njeri i zgjuar përfiton më shumë nga armiqtë, se sa një budalla nga miqtë. (Baltazar Graciani)
• Është shumë vështirë të jeni efiçent pa qenë kundërshtues. (Kin Hubard)
• Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rreziqeve do të kultivojë forcën e regjimit ndaj tyre. (Seneka)
• I mencuri ka një prirje të fortë për të qenë i heshtur, dhe aftësinë për të ruajtur një inventar të tërë sekretesh. Zotësia dhe karakteri i tyre janë për t’u respektuar. (Baltazar Gracian)
• Nena e moralit eshte frika. (Fridrih Niçe)

%d bloggers like this: