Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Monthly Archives: March 2011

Nxenesit e shkolles PERLA dine (edhe) te kerkojne

Disa statistika mbi blogun e Kritikeve dhe shkollen jopublike Perla.

Sot pata pak kohe qe te shihja disa statistika te blogut, ato qe na ofron falas WordPress.com. Me specifikisht pashe se cfare kerkonin vizitoret e blogut tone (Search Terms), fjalet/shprehjet e kerkuara ne blog.

Dhe cfare vura re? Budalleqe te pamasa! Se te kujt(?), eshte mjaft e thjesht per ta gjetur, te nxenesve te shkolles se mesme jopublike Perla ne Vlore.

cfare kerkohet ne blogun e kritikeve te shkolles se mesme te pergjithshme jopublike perla

Search Terms

UPDATE:

Cfare kerkojne nxenesit e shkolles se mesme jopublike Perla ne kete blog

Termat e kërkimit (2)

Jeni te mirepritur te lini komentin tuaj!

 

Disc Jockey Petrit Golemaj

Shtepia diskografike “Perla Vlore” do te publikoje se shpejti albumin me te fundit te nje prej muzikanteve  me te spikatur te rrymes turbofolk, DJ PETRIT GOLEMI.

DJ PETRIT GOLEMI e ka nisur karrieren e tij si artist autodidakt duke kenduar harixhice neper rrugicat e Shqiperise, dhe me pas nisi ta shpaloste fuqishem talentin e tij ne fushem e muzikes shkollore dhe njihet tashme ne te gjitha shkollat jopublike te Shqiperise si zanatci qe ta kendon mire kur ta kendon, kengen.

Si artist konservatoro-liberal, Petrit Golemi praktikonte rrymat “futja me dacke” dhe “nxenesi eshte nje mjet fitimi” ne te cilat asnje tjeter nuk ishte i afte ta perballonte.

Shume shpejt u kthye ne nje profesionist ne tere rrethin e Vlores, nje profesionist me te cilin nuk mund te beje shaka pasi e merrte artin e tij te mesimdhenies shume shume seriozisht.

Albumi “O kritiket e shkolles jopublike Perla, po ju kapa do t’ju shqyej!” permban muzike populiste, genjeshtare dhe agresive, pasi DJ Petrit Golemi e ndjen vetem mjaft te afer me rrugacet e Vlores dhe te Shqiperise.

DJ Petrit Golemi, i udhezoi(lexo: detyroji) nxenesit e shkolles se tij te muzikes “shkolla e mesme  jopublike Perla Mjuzik” qe ta merrnin(blinin) nje kopje te albumit te tij me qellim qe mundesisht edhe ti jepnin feedback, i cili per te miren e tyre duhet te jete pozitiv.

Albumi “O kritiket e shkolles jopublike Perla, po ju kapa do t’ju shqyej!” kushton vetem 100 euro dhe permban nje permbledhje kengesh me motive te bazuara kryesisht dhe parimisht mbi veprimtarine e blogut “Kritiket dhe shkolla jopublike Perla”.


E hena dhe himni kombetar!

E hena dhe himni kombetar!

Pershendetje !

Sot do te shkruajme disa rreshta “te mjere” (nga ana letrare) per diten e hene, diten e pare te javes. Dita ne te cilen pak momente para se te filloje mesimi ngrihet/duhet te ngrihet flamuri kombetar.

Cfare ka thene ministri i parapakkoheshem i arsimit:

Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, ceremonia e harruar prej vitesh duhet të rikthehet çdo mëngjez në fillim të mësimit, madje ajo duhet të pasurohet edhe me akte të tjera, si është ngritja e flamurit shqiptar. Deklarata është bërë  gjatë ceremonisë për ndarjen e fituesve të konkursit kombëtar të shkollave për Skënderbeun, zhvilluar në sallën e Muzeut Historik Kombëtar. “Skënderbeu dhe epoka e tij kujtohen, se shërbyen si zgjues e ngjizës për idenë kombëtare.

Pa kujtimin e kësaj figure epokale, rilindasit do ta kishin shumë të vështirë të ngacmonin mendjet e përgjumura nga një natë historike. Po ashtu edhe shtetbërësit e shekullit te 20-të e kishin Gjergj Kastriotin si referencë themelore të punës së tyre”,- tha Pollo  përpara nxënësve. Sipas tij, shkolla jonë duhet të jetë e qartë në misionin e saj, qoftë për formimin e shqiptarëve të ndërgjegjshëm, ashtu edhe për formimin e qytetarëve të denjë dhe europianë të mirë. “Prandaj në shkollë të ruajmë me rigorozitet këndimin e Hymnit Kombëtar çdo mëngjez në fillim të mësimit dhe t’a pasurojmë këtë me akte të tjera, siç është ngritja e flamurit shqiptar”, – tha ai.

Edhe tek ne ngrihet flamuri, cdo te hene, para se te filloje mesimi. Ndersa ngrihet… nuk kendohet himni nga nxenesit/profesoret… por vihet, “ne sfond”, nje regjistrim i cili ben qe nxenesit te mos kendojne (nuk themi se nxenesit do te kendonin po mos te vihej “regjistrimi”..por ky i fundit ne njefare menyre i justifikon ata). Aq me teper qe nxenesit nuk ia varin fare ngritjes dhe kendimit te himnit te flamurit duke u perfshire teresisht nga muhabetet e tyre per sportin/telenovelat/by…. e femrave/filmat qe kane pare/politiken bastarde shqiptare/big brotherin shqiptare dhe italian dhe shume muhabete te rendomta, nga ato qe bejne shqiptaret.

Flamuri ngrihet cdo te hene, perseritet vijueshmerisht, nxenesit qe nga momenti qe flet presori i caktuar per te mbikqyrur rregullin(dezhurn) dhe derisa mbaron ekzekutimi i himnit duket sikur tregojne hapur moskokecarjen e tyre ndaj himnit, atdheut, kombit te tyre.

Klasat e 10-ta kane nxenes me te rinj dhe rrine pak me te rregullta krahasuar me vitet e fundit qe jane klasa te populluara nga nxenes barbare/te paedukate/arrogante te cilet vazhdojne, sic e thame, muhabetet e tyre pa rendesi. Disa pertypen/ripertypen/mbllaciten me camcakizat e tyre me shije te vecanta, disa te tjera rishohin trukun, e tyre te parakohshem/te papranueshem sipas rregullores se shkolles, per te cilin kane harxhuar mbi 10 minuta nga koha e tyre. Disa te tjere tregojne me mburrje  se si arriten te kalonin me xhinse pa u vene re nga ndonje nga drejtuesit, ndersa femrat/nxeneset me snobe te shkolles shohin me nenvleresim te tjeret perfshire ketu edhe disa presore, pa i kushtuar fare vemendje ekzekutimit/”kendimit”/luajtjes se himnit tanime te bastardizuar. Himn, qe luhet/ekzekutohet vetem sa per te thene dhe pa asnje ndjenje/detyrim/moral frike  nga rinia e sotme shqiptare.

Perfundimi: Fshati digjet k…. krihet vetem dhe vetem keshtu i thone kesaj!

Nuk do te merremi me ata qe thone se: Mos do ta kthejme shkollen ne repart ushtarak. Eshte opsionale dmth duhet te hidhet me vote kush do e kush nuk do ta kendoje dhe ne baze te kesaj te merret vendimi duke kenaqur shumicen. Eh, edhe kjo duhet me vote!

Nuk kritikojme drejtusat por flasim/shkruajme ne parim…nese e kemi bere te udhes ekzekutimin e himnit atehere le ta bejme sic duhet!


Shënim: Shkrimi është publikuar më parë tek http://kritiku.wordpress.com

Jeni te mirepritur te lini komentin tuaj!