Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Kopjimi në maturën shtetërore


Pershendetje!

Menjehere pasi pame kete lajm nga Top Channeli, na erdhi nder mend  blogu yne dhe mundesia per te bere nje shkrim mbi kete ceshtje. Sigurisht qe edhe ne qe shkruajme jemi maturante dhe sikunder tere maturantet edhe ne i zhvilluam provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje te matures shteterore 2010. Fillimisht menduam se nuk ishte asgje e re dhe se dihej, te pakten ne rrethet shkollore, se menyrat per te kopjuar do te perfeksionoheshin.

Mbase duhej te kishim reaguar me pare, menjeher sapo mbaruam provimin ose edhe gjate zhvillimit te tij (kujtojme se nxenesi maturant ka te drejte sipas rregullores se matures shteterore qe te denoncoje parregullsite gjate provimit), por na u duk e pa arsyeshme, pasi ankesat tona  do te binin(padyshim) ne vesh te shurdher.

Gjithsesi edhe ne qytetin e Vlores(dhe ne tere Republiken e Shqiperise) u kopjua masivisht. Mbase ju zoterinj te nderuar te Ministrise se Arsimit nuk i keni kapur te gjithe, jo per fajin tuaj por per fajin e mentalitetit qe shoqeron jo vetem ju por edhe ne, nxenesit dhe tere shqiptaret! Besimi tek sistemi ju genjeu, ju genjeu besimi tek profesoret tuaj qe ne fund te fundit jane nenpunesit tuaj dhe qe ishin ne nje dite pune. Cdo te thote kjo se ata nuk dine te bejne punen e tyre?

UDHËZIM

Nr. 12 datë 05.04.2010

PËR MASAT PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE TË LIRIMIT DHE TË PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE 2010

35. Punonjësit që angazhohen jashtë kohës normale të punës në procesin e administrimit  dhe të vlerësimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2010, të paguhen sipas  akteve nënligjore në fuqi.

Ne teresine e tij procesi i matures shteterore 2010 ishte nje farese e vertete ku shkollat publike dhe jopublike kishin pergatitur skenaret e tyre, nxenesit kishin pergatitur skenaret e tyre, vete administratoret e provimeve kishin pergatitur skenaret e tyre… Problemi ishte se keto skenare kishn pika te perbashketa, qe konvergonin tek te kopjuarit.

Mbase arrini qe vitet e ardhshme te permiresoni ndonje gje, jo ne leter por ne praktike! Mbase ia dilni me sistemin e ri?, ku i dihet!

Ç’ka vume re ne:

Neni 41

Provimet me zgjedhje zhvillohen të përqendruara.

E si duhet ta kuptojme ne kete? Maturantet e shkolles tone, shkolla e mesme e pergjithsme jopublike Perla, i zhvilluan provimet me zgjedhje ne po ato mjedise ku zhvilluan provimet e detyruara, ne shkollen 9-vjecare Rilindja.

Neni 51

Rregulla për administratorin e provimit( AP)
Administratori i provimit, që caktohet për mbikëqyrjen e maturantëve/kandidatëve, nuk është mësues i asaj shkolle dhe i lëndës që po merret në provim. Gjatë provimit, ai zbaton rregullat e mëposhtme:

51.1 Ndalohet të mbajë celular gjatë zhvillimit të provimit.

Ne jemi te gatshem te deshmojme se jo vetem kishte telefona celulare por edhe u komunikua me ane te tyre. Dhe administratoret ishin ploteshisht te ndergjegjshem dhe madje po bashkepunonin qe kjo gje te ndodhte.

51.2 Drejton çdo maturant/kandidat nëpër vende dhe nuk lejon ndërrimin e vendeve.

Ne jemi gati te deshmojme (por tanime kjo nuk ka me vlere) se pati nderrime arbitrare te vendeve. Kjo u be me nderhyrjen e personave te jashtem si prinder, presora  te cilet(po themi) bindën administratoret per kete gje.

51.5 NUK lejon që maturanti/kandidati të plotësojë testin me laps.

Pra rregullorja e thote qarte se nuk duhet ta lejoje dhe jo vetem ta keshilloje per mosperdorimin e lapsit.

51.9 Nuk lejon ngrënien, zhurmën, kopjimin ose komunikimin e maturantëve/ kandidatë me njëri-tjetrin ose me persona jashtë mjedisit të provimit

Nuk eshte aspak nevoja te ndalemi.

51.12 Nuk lejon për asnjë arsye largimin e maturantit/kandidatit nga mjedisi i provimit pa realizimin e procesit të sekretimit dhe pa bërë dorëzimin e testit.

Mbase disa u larguan me arsyen se do te shkonin ne banjo, por nuk eshte fundi i botes nese nje maturant ne tre te tille kerkon te shkojne ne banje per te marre testin e zgjidhur.

51.17 Evidenton me detaje në proces-verbal çdo rast parregullsie të ndodhur në mjedisin e provimit.

Mbase ketu keni parasysh se nese nje administrator ndihmon nje prind, mesues duke futur ne ambientet e provimit  teza e zgjidhura ai duhet te vendos ne proces-verbal emrin e vet????

Neni 53
Hyrja e maturantëve/kandidatëve në mjediset e provimit

53.4 Hyrja dhe shpërndarja e çdo maturanti/kandidati nëpër klasa, bëhet duke ndjekur RIGOROZISHT rendin zbritës të listës emërore të dërguar nga AVA.

Oh, ketu ju dhe administratoret tuaj dilni teresisht jashte loje.

Neni 55
Të drejtat e maturantëve/kandidatëve

55.1Në rast se maturanti /kandidati vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit ai ka të drejtë të raportojë për parregullsi tek administratori i provimit, PAP-i ose përfaqësuesi i DAR/ZA.

Nese pretendoni qe maturanti te beje nje gje te tille duhet qe t’i jepni kesaj “te drejte” nje pushtet me te madh dhe pak me shume imunitet nga sulmet e mundshme te nxenesve te tjere (te cilet nese jane te perfshire ne parregullsi sigurisht qe do te mohojne gjithcka), nga sulmet e mundshme te administratoreve (qe padyshim do te jene te perfshire) etj.

Nejse, besojme se mjafton!!

Me poshte lajmi i Top Channel-it

© Blogu i Kritikeve te Ringjallur

Jeni te mirepritur te lini komentin tuaj!


Leave a comment