Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Ushqyerja e paradites në shkollën tonë të mesme!


Ushqyerja e paradites në shkollën tonë të mesme!

Ushqyerja e paradites!

Shkolla jone e nderuar ndryshe nga shume shkolla/stalla te tjera  ia prokuron vete ushqimin nxenesve/deleve te saj. Me ushqim duam te themi: sanduiçe, pica, molto, patatina, ivi, byrek, cola, suko, ndonje biter, cokollata skadente, amita etj. Shtuar ketu edhe akulloret ne vere. Pra jo ndonje lloj ushqimi i shendetshem.

Me prokurim kuptojme transportin deri ne shkolle, shperndarjen dhe sigurisht marrjen e fitimit nga tregtimi i paster monopolist.

Si funksionon: Cdo dite, rreth nje ore para pushimit te madh (pas ores se trete) tek dera blu sheh te futen njerez/korriere me qeska plastike neper duar…sheh te futen (perseri te dera blu) njerez me perparese(si i thone asaj veshjes qe perdorin kuzhinjeret) dhe me nga nje tepsi plote e perplote me pica. Sheh pak minuta me pas edhe nje grosist (tregrat mallrash/laraske e tregut shqiptar) teksa hyn me kutiçkat e tij me molto.

Me tregtim te paster monopolist duam te themi se nxenesit, ne kete rast konsumatoret nuk kane asnje mundesi tjeter se si te ushqehen. Nuk u ofrohet asnje alternative tjeter pervecse ushqimit (ushqim i thençin) qe “prokuron” shkolla e P.-së. [ kujtojme se sipas kanun-rregullores se shkolles, te cilen nuk e kemi lexuar dhe nuk na eshte ofruar qe ta lexojme as edhe nje here, nxenesit nuk lejohen te dalin jashte oborrit/deres blu pa mbaruar mesimi ]. Keshtu nxenesi ne oren e pushimit te gjate nuk mund te dale jashte oborrit te shkolles dhe si pasoje nese nuk do qe barku t`ia beje Gerrr duhet patjeter te bleje nga ky ushqim…

Problemi: Sanduicet – shpesh here kane qene te ndenjur(te diteve te meparshme), kane qene te lagur, se me cfare lengu? duhet te pyesni nxenesit tuaj

Picat – shpesh here kane qene te pjekura jo mire ose aspak mire.

Moltot (blu ose te kuqe) – shumica jo shumica por te tera, daten e skadences e kane shume te afert (maksimimi 1 muaj larg)…Nuk kemi kohe qe te flasim per rendesine e dates se skadences.

Coca Cola-te – edhe keto me daten e skadences shume te afert.. por… me keto ka qelluar (qelluar nuk eshte fjala me e pershtatshme per t`u perdorur por…) qe te kene qene te skaduara…dhe nxenesit i kane pire.

Normat e higjenes nuk respektohen fare. Pse ? Sepse ata qe u sherbejne nxenesve jane edhe pastruese edhe roje apo ku ta dime ne se cfare detyre tjeter u eshte caktuar nga P.-ja. Me kete nuk eshte se duam te themi se nje roje/pastrues(e) nuk eshte i paster mjaftueshem per tu sherbyer disa adoleshenteve ushqim te parapregatitur…por…eshte ne interesin e te gjitheve garantimi i shendetit, qe eshte nje e mire absolute dhe primare/paresore.

Nje pjese te cilen alias03 donte patjeter ta fuste.

Ka kushedi  sa e sa vjet qe per keto probleme mund/duhejte ishin marre masa. Nuk eshte bere. S`ka problem, ne shpresojme qe ne te ardhmen dicka do te behet (breshka do te levize).

Per te marre ushqimin, e parapregatitur, nxenesit duhet te kalojne ne mes te nje turme nxenesish, te cilet ose e kane marre ushqimin e tyre(jo se s`mund te marrin dy ose me shume here)ose presin qe ta marrin ate. A eshte vertet e nevojshme turma ne kete rast ?  Absolutisht jo! Jo dhe jo! Po atehere pse krijohet(vetvetiu pa ndërhyrje e pa shtysë të jashtme, pa ndikimin e dikujt a të diçkaje)?

Pergjigjia jone: Turma krijohet sepse drejtuesit nuk kane aftesine qe ta bejne ate(secilin nxenes me vete dhe turmen ne teresi) te marri nje trajte/forme me te rregullt. Nxenesit nuk kane kulturen/edukaten e mjaftueshme qe te futen ne rradhe njeshe (apo edhe dyshe) dhe te respektojne veten dhe tjetrin duke ruajtur pozicionin e tyre ne rresht. Kjo nuk ka ndodhur kurre (qe te futen ne rresht dhe te marrin qeteshisht dhe sjellshem, pa zhurme dhe potere ushqimin e tyre te shtrenjte). Gjithnje shikon ndonje nxenes te shkurter apo edhe te gjate(keta te fundit jane edhe me te “rrezikshmit”) te futet pa rradhe, qe sic e thame nuk ka ekzistuar kurre.

Shpesh keto veprime nuk behen qellimisht/me qellim te keq, por jane te shkaktuara nga injoranca, mosinteresi (per nxenesit dhe kerkesat e tyre) ose keqformimi i tyre si individe.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: