Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Shkolla e mesme (gjimnazi) jopublik “Perla”


Shkolla e mesme (gjimnazi) jopublik “Perla”

Shkolla e mesme (gjimnazi) jopublik “Perla”

Na ishte sec na ishte! Si mendoni ju, cfare na ishte? Ishte njhere e nje kohe nje shkolle e mesme jopublike e pergjithshme (gjimnaz) elitare, e cila ndodhej ne nje qytet bregdetaro-kodrinor qe shquhej per kulturen e tij. Shquhej per pastertine, per ambjentet e blerta dhe te qeta, per hapesirat/siperfaqet jo te piseta. Dhe mbi te gjitha per hapesiren detare ku bashkoheshin ujerat e Jonit me te Adriatikut….Per drejtimin turistiko-industrial qe kishte marre zhvillimi i vete qytetit, per rruget dhe rrugicat e shtruara, pa gropa, balte ose pluhur.

——————————————————————————-

Ne kete qytet kishte nja ca kohe qe ishte hapur nje biznes(shkolla e mesme jopublike PERLA), qe me kalimin e kohes do te behej me i ndyri, me bastardi dhe me fitimpruresi.(Nuk ishte i vetmi) Nje biznes qe per kater vite rresht do te “rripte” (apo do te rrjep) prinderit, qe nuk kursejne per femijet e tyre. Prinderit qe enderrojne (enderrat kane gjithnje bazat e tyre nuk jane fantazi qe lindin dhe zhduken ashtu, paf puf…) nje shkollim sa me te mire per femijet e tyre. Per nje shkollim qe sektori i arsimit shteteror nuk mund t`ua jap (por qe duhet me patjeter ta beje), edhe pse paguhen taksat posacerisht per kete pune.

Nje shkolle qe pretendon me te madhe se eshte nje shkolle e konsoliduar qe cdo vit verteton dhe perforcon arritjet e saj. Budalleqe/ gjenjeshtra/demagogji, fjale pa vend, fjale bosh, pa permbajtje. Fjale qe drejtusat e shkolles se mesme jopublike i quajne argumenta(e). Ne e quajme mendjelehtesi! Ju nuk jeni nje shkolle e konsoliduar, asfare, sepse qendrueshmeria ne  numrin te nxenesve, qendrueshmeria e mesatares se notave te nxenesve tuaj etj… nuk jane natyrisht/lirshem/pa imponim te qendrueshme! Ju si drejtusa dhe vecanerisht Petriti  beni nga gjerat me te pamenduara per t`ia dale mbane.

Ju, o drejtusa, ju me ne krye Petritin genjeni prinderit qe ne diten e pare qe ata vijne ne shkolle per tu intersuar. (Duke filluar me genjeshtren e notes mesatare te nxenesit, e nevojshme per t`u pranuar ne kete shkolle te mesme jopublike, e cila nuk duhej te ishte me e vogel/ulet se 8-te(apo 8.5) dhe duke perfunduar te fakti qe nxenesit duhet(do) te jene te barabarte etj etj).

Nder te tjera, ne prezantimet qe i beni ju shkolles/biznesit tuaj thoni: “ …vendi ideal ku ju do te gjeni vetveten, prirjet dhe interesat per shkence, kulture, edukim dhe argetim.” Vendi ideal? C`doni te thoni me kete(vendi ideal)? Mos valle doni te thoni se jeni(shkolla e mesme  jopublike PERLA) me mire se te tjeret? Besoj se kete keni dashur te thoni, por nuk ia keni arritur(sepse jeni mendjelehte…nuk e “vrisni” mendjen per ato qe thoni, mjafton qe te tingellojne bukur!).  C`doni te thoni me: do te gjeni vetveten? Absurde! Edhe me absurde jane fjalet kulture dhe argetim! Nuk egziston(qe te kete njerez kaq te papergjegjshem qe flasin e flasin pa asnje baze)!

Ju thoni: “…per formimin e nje personaliteti me orientim perenedimor.” Per mendimin tone si fraze mezi qendron ne kembe…sepse personaliteti e dallon njeriun(X) nga nje tjeter njeri(Y). Personaliteti ka te beje me teresine/shumesine e vecorive/tipareve psikike te karakterit, sjelljes(dhe veprimtarise) se njeriut(apo individit).  Keto vecori e dallojne (njeriun) si individ nga shoqeria(nga turma ) dhe e bejne anetar te vetedijshem/qe vepron me pergjegjesi  te shoqerise. Nga shprehja juaje kuptohet qarte dhe vetem se ju keni nje predispozite/prirje per t`i njejtesuar nxenesit qe vijne ne shkollen tuaj te mesme jopublike. Si do te arrini ju t`u formoni atyre personalitetin perendimor…le ta pranojme se ju nuk pretendoni ta beni kete 100%, pra me rendiment/efikasitet te larte pra do t`ju shpetojne disa qe do te orintohen drejt kultures se lindjes, orientit…kulture e perqafuar natyrshem nga shqiptaret. Mjetet…, me cfare mjetesh do te arrini ju qe te konkurroni prinderit e ketyre nxenesve(ne edukimin qe i jepet nxenesit/femijes tanime adoleshent), prinder qe s`ka asnje dyshim se jane shqiptare, po cfare shqiptaresh? A e kuptoni qe flisni dhe shkruani vetem fjale/fjali ne ajer!

Ju thoni se ne shkollen e mesme te pergjithshme jopublike PERLA prinderit do te gjejne per femijet e tyre:

  1. Kabinete kimie, biologjie. Ne kabinetin e kimi-biologjise nuk ka vend te mjaftueshem per akomodimin e nxenesve, nuk ekzistojne mjetet per te gjithe nxenesit(punojne max 4-5 nxenes), nuk ka aspiratore dhe as fikese zjarri ne rast se ndodh ndonje incident…etj
  2. Kabinet informatike. Me kete jeni ne rregull, pervecse me lidhjen e internetit. Jo te gjithe kompjuterat jane te lidhur me internetin!
  3. Ne cdo klase jane te instaluar kompjuterat me internet. Ne e dime qe ju ne filozofine tuaj te punes pranoni gjysme te vertetat si kjo me larte; ka kompjutera (ata te vjeterit qe te demtojne syte), dhe ne asnjerin prej tyre nuk ka lidhje interneti funksionale, te pakten deri ne momentin qe flasim.
  4. Kabinet fizike. Genjeshtare, nuk e keni hapur asnjehere per nxenesit(te pakten per ata te zakonshmit) as edhe per kuriozitet!
  5. Sisten ngrohje per dimrin dhe ftohje per veren. Nuk do te ishte me thjeshte te shkruanit kondicionere ajri..apo duhet te mbushni vendin per te treguar se keni shume per te thene. Kondicioneret ndizen ne total(per nje klase) max. 10dite te mbledhura se bashku. Pra nga ditet e dimrit, rralle ndizet kondicioneri  dhe atehere kur ndizet me turne (njehere nje klase njehere klasa tjeter…) dhe jo me shume se nje ore mesimi.

Ja se cfare thote zoti pronar i kesaj shkolle(ketij gjimnazi)te mesme jopublike:

Petrit Golemi – Presidenti i shkolles se mesme jopublike PERLA [Termi “president” s`na pelqen fare. Ju jeni thjesht pronari/biznesmeni/administratori.]

Pershendes nxenesit e kesaj shkolle te cilet c’do vit kane fituar konkurimet ne shkollat e larta. Ku shumica e tyre vazhdon studimet e larta ne universitetin Shteteror te Tiranes, si dhe jashte Shqiperise ( U.S.A , Angli , France , Itali dhe Maqedoni ).[U.S.A – ne shqip o i nderuar drejtus/biznesmen shkruhet Sh.B.A, kuptove o i paditur!]
Keta studente vazhdojne te kene rezultate te kenaqshme dhe te qendrueshme.
Per kete pergezoj stafin e mesuesve te shkolles te cilet kane punuar dhe punojne me pasion e devotshmeri ne pergatitjen e ketyre nxenesve. [po patjeter qe do te punojne, e para sepse paguhen shume mire me leket e nxenesve/klienteve dhe e dyta sepse supervizori i tyre je ti o i nderuar!]
Ju uroj nxenesve  suksese kudo qe jane dhe te behen pjese e potencialit te inteligjences Shqiptare, te jene e ardhmja e Kombit. [potencialit te inteligjences – vetem t`i e di se cfare ke dashur te shprehesh me kete]

Nuk vazhdojme me tej me keto, do ta mbyllim edhe me kete shkrim.

Mirepresim komentet dhe kritikat tuaja !!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: