Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Një raport mbi blogun tonë


PERLA, VLORË – Raporti i fundit i O.S.B.E-së(Organizmi Studentor Bastardët e Esmeraldës) mbi jetën mizerabël të Kritikëve të Perlës u publikua ditën e mërkurë. Në raport lexojmë se kritikëve të shkollës jopublike Perla u bie bretku gjithë ditën duke punuar deri në 25 orë vetëm dhe vetëm për të shkruar disa rreshta të mjerë mbi shkollën e mesme të përgjithshme jopublike Perla. Në raportin e përgatitur në bashkëpunim me N.U.K-un(Nxënësit Ultra Konfirmistë) lexojmë gjithashtu se financimet për “Blogun e Kritikëve të Ringjallur”(dhe për blogun “Kritika dhe Kronikat e Perlës”) janë me burime të panjohura, por mendohet se vijnë nga kultivimi dhe trafikimi i drogës. Raporti i cili do të botohet nesër i plotë në të gjitha gazetat e vendit, tregon me argumenta dëmin moral dhe monetar që blogu “Kritika dhe Kronikat e “Perlës” i ka shkaktuar shkollës jopublike Perla. Në raport nuk sqarohen arsyet përse Petrit Kafsha i duron ende kritikët

Comments are closed.

%d bloggers like this: