Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Shkurt:”7 marsi”


Shkurt:”7 marsi”

Pas pak ditesh do te jete 7 marsi, dita e mesuesit. Nuk do te mungojne perqafimet, puthjet, mallengjimet dhe emocionet e verteta. Por nuk do te mungojne as shpenzimet e teperta te lekeve nga ana e nxenesve.

Kjo dite, te gjitheve, na kujton diten e pare ne bangat e shkolles, atehere kur u ulem ne stolat e vjeteruar dhe te zhgaravitur nga nxenesit e shumte qe ishin ulur para nesh.

Na kujton abetaren, personazhet e abetares, alfabetin, vjershat e para qe mesuam permendesh, ndarjet ne rrokje etj. Na kujton ate(mesuesin/en) qe na mesoi i pari bazat e zhvillimit te mjetit kryesor te komunikimit…

Na kujton qe te falenderojme perzemersisht mesuesit, presoret dhe profesoret qe na kane dhene mesim ne keto vite, vecanerisht ata qe e kane bere me deshire, pasion dhe devotshmeri!

Por, por…a mjafton vetem nje falenderim, mallengjim, mirenjohje e shprehur me fjale???

Per njerezit e ndjeshem…po.

Per njerzit qe nuk ndikohen nga hipokrizia e te tjereve…po.

Per njerzit qe ndikohen/sugjestionohen nga konformizmi i shoqerise dhe qe nuk mund te bejne pa shpenzuar disa lek…per keta nuk mjafton. Nuk mjafton dhe duhet patjeter qe te shpenzojne disa(jo disa..por shume..) lek per te shprehur mirenjohjen dhe falenderimet e tyre ndaj presoreve.

Tashme eshte e modes qe nxenesit (perfshire ata te shkolles se mesme jopublike “Perla”) te organizohen dy jave para per te caktuar kuoten e lekeve qe do te mbledhin, per ta mbledhur ate, per te vendosur per dhuraten(e shtrenjte)qe do t`i japin presorit/es…dhe pa harruar festen ne ndonje lokal apo diskoteke (deri ne detajet me te vogla).

Presori/ja nga ana e saj nuk ben gje tjeter vecse pret dhe buzeqesh sepse e di qe do te marri nje “shperblim” kolektiv nga te tere nxenesit. Perfshire ata qe gjata gjithe vitit kane bere zhurme duke prishur oren e mesimit!

Mesatarisht vendosen nga 1000 lek (cdo nxenes) Maksimimi ka qene 2000. Minimumi 5000 lek per koke. Keshtu behen llogarite prej nxenesve. Ka nga ata qe jane dakord me kete kuote…ka nga ata, familja e te cileve/ave nuk mund ta perballoje  dhe ne heshtje stigmatizohen(diskriminohen) per faktin se nuk vendoson po aq leke sa edhe te tjeret.

Mirenjohja nuk shprehet me lek/para o nxenesit globaliste/liberal demokrate dhe njekohesisht komunist te shkolles se mesme jopublike “Perla”! nese ju doni te dukeni dhe te beni konkurrence midis klasash…kjo eshte pune tjeter. Senator/e (shkerdhatat-jo te tere/a jane shkerdhata ..por ne inat e siper cfare nuk thuhet..pra ma lejoni qe ta shfry inatin tim ne kete menyre) e klasave respektive fillojne dhe flasin neper klase emrat e atyre qe nuk paguan ose paguan me pak se te tjeret, duke diskredituar (ne syte e te tjereve) keta nxenes qe mendojne ndryshe. Senatoret do te marrin gjykimin e tyre (kurr te vije koha). Te tere ju nxenes te Perles, duhet te ishit treguar te vemendshem qe nemomentin kur i zgjodhet perfaqesuesit tuaj…tani s`keni c`te beni tjeter pervecse te prisni!

Si perfundim: 7 marsi nje feste qe po behet gjithnje e me shume hipokrite/e pavlere etj .

Kaq kishim per te shkruar! Nese ju pelqeu publikojeni diku tjeter me kusht qe te ruhet copyright-i

Comments are closed.

%d bloggers like this: