Kritikët dhe shkolla jopublike Perla!

Kritika ndaj shkollës jopublike "Perla"

Nxënësi, i sigurt që këmba nuk është thyer


PERLA, VLORË – Edhe pse lartësia prej ku u hodh nxënësi Fitim Hundmadhi ishte mbi 3 metra, ai arriti të qëndronte në këmbë pas hedhjes dhe këmbënguli për Kritik Tv se kocka e këmbës së tij të djathtë nuk ishte thyer. “Vetëm sa më therr dhimbja kur e mbështes në tokë dhe më ështe shtrembëruar pak, po për të thyer nuk është thyer,” – u shpreh 18 vjeçari F. Hundmadhi, nxënës në shkollën e mesme jopublike Perla. “Nuk dëgjova asnjë kërcitje kur u hodha… veçse ulërimat e Petritit, pronarit të shkollës, i cili nuk më dha leje për të takuar dashnoren time që po më priste jashtë shkollës.” – tregon Fitimi. “Kënaqësia për të takuar shpirtin tim binjak, të përkohshëm”- ka thënë adoleshenti, “ishte aq e madhe saqë nuk ia vara fare Petritit dhe zemërimit të tij kafshëror.” Në mbyllje të intervistës Fitim Hundmadhi, nxënës në shkollën jopublike Perla, thotë se nuk ka ndërmend tu tregojë prindërve për këtë ngjarje pasi pronari i shkollës e ka korruptuar duke i dhënë një shumë jo të vogël Evrosh.

Comments are closed.

%d bloggers like this: